18:13 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen rrëmbyesit e dy personave në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, të cilët nën kërcënimin e armëve kishin rrëmbyer dy të tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi.

Sipas tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

“Sot në fshatin Llapashticë të Podujevës dy persona nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer dy të tjerë. Policia ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit bëhet fjalë për: M. B, mashkull, 33 vjeç dhe B. B, mashkull, 29 vjeç. Viktimat e rastit janë liruar nga të dyshuarit. Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e ndalimit deri në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Bislimi. /Indeksonline/

 

 

Temat: