75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona për rrahjen e rojës së parkut në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar rojën e Parkut Nacional në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime rojës, i cili është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Drejtoria e Policisë në Prizren ka njoftuar se rasti ka ndodhur si pasoj gjoja se rojtari i Parkut Nacional viktima i ka dërguar kallëzim penal te dyshuarit K B për vjedhje pylli ne parkun nacional para disa dite.

Ne lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar qe ndaj te dyshuarve K B dhe F B te ndalohen për 48 ore ,ndërsa  I dyshuari  F B lirohet dhe rasti  ndaj tijë shkon me procedurë te rregullt./Indeksonline/

Po i mbronin pyjet nga prerjet ilegale, sulmohen keq dy rojet në Suharekë