10:50 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Dje në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW dhe dy këmbësore, ku si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret F.R, 23 vjeçare dhe L.A, 30 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu  përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit BMW,  L. M,  mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Trupi i viktimës L. A.  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/

 

Policia konfirmon aksidentin te ‘Rruga B’, dy femra dërgohen në QKUK

Temat: