18:46 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrestohet djali i një zyrtari të prokurorisë për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak çastesh djalin e një zyrtari të lartë të Prokurorisë së Prishtinës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se djali i A.P., zyrtar i lartë në Prokurori, konkretisht në Divizionin e Mbrojtjes së Viktimave në Prishtinë,  Rr.P., u arrestua  për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

Sipas burimeve, i dyshuari ka goditur me thikë të miturin G.K., i cili pas trajtimit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Ndryshe, Divizioni për Mbrojtjen e Viktimave ka zyret e saj pranë Prokurorisë në Prishtinë, derisa kryen funksione tjera edhe në qytete tjera të Kosovës./Indeksonline/