14:00 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohet mbrojtësi i Villarrealit, dyshohet për vjedhje të rëndë (Foto)

Mbrojtësi i Villarrealit, Ruben Semedo është arrestuar nga policia për dyshimin se ka kryer një vjedhje të rëndë dhe ka mbajtur peng një person.

Kjo është hera e dytë që 23-vjeçari është arrestuar, pasi vite më parë ai kërcënoi me armë zjarri një punonjës të një klubi nate, transmeton IndeksOnline.

Semedo u arrestua të martën në mëngjes pasi policia ia bastisi shtëpinë.

Klubi i Villarrealit ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për këtë rast. Semedo u transferua në Spanjë nga ekipi portugez, Sportin Lisbona gjatë vitit të kaluar me 12 milionë euro, por që nuk ka luajtur nga tetori për shkak të lëndimit./IndeksOnline/