08:22 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet McGregor në Miami, i’a theu tifozit telefonin

Kik-boksieri irlandez, Conor McGragor është arrestuar në një hotel në Miami.

30 vjeçari i’a theu telefonin një tifozi që dëshironte të bëj fotografi selfie me të.

Ngjarja ndodhi në orën 5 të mengjesit, derisa intervenimi i Policisë ishte i shpejtë për t’i vënë prangat McGregorit.

Megjithatë pas disa orë qëndrimi në mbajtje, irlandezi është liruar nga policia. /Indeksonline/