10:29 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi që therri dy të rinjtë në Pejë

Policia raporton se dje pasdite ka arrestuar një person në Stacionin e autobusëve në Pejë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktima, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Dy të rinjtë e therur mbrëmë në Pejë vazhdojnë trajtimin në spital

Policia jep detaje për përleshjen e të rinjve në Pejë