75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / Gj Sh

Arrihet marrëveshja, mbrojtësi italian transferohet në Premierligë

Chelsea ka bërë një nga transferimet më të mëdha këtë merkato.

Sipas gazetarit fabrizio Romano, “Blutë e Londrës” kanë arritur marrëveshje me Atalantan, për transferimin e Marco Palestras, shkruan IndeksOnline.

Chelsea do të paguaj plot 55 milionë euro për mbrojtësin e talentuar italian.

Në garë për 21-vjeçarin ishte edhe Interi, por Chelsea me ofertën e saj ka bindur edhe futbollistin edhe skuadrën e Atalantas.

Palestra sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Cagliarit, ku bëri 37 paraqitje dhe ishte pjesë e formacionit më të mirë të Serie A./IndeksOnline/