08:41 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, pas Coutinhos edhe ky futbollist transferohet te Barcelona

Barcelona ka bërë edhe një blerje tjetër pas transferimit të Coutinhos, shkruan indeksonline.

Sipas mediave spanjolle, blaugranët kanë arritur marrëveshje me talentin kolumbian, Yerry Mina.

24 vjeçari është pjesë e skuadrës braziliane Palmeiras dhe luan si qendërmbrojtës.

Ai do të arrijë në Spanjë gjatë ditës së sotme, ku do të caktohet orari i vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës. /IndeksOnline