15:43 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrijnë në Kosovë eshtrat e dy heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Eshtrat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala kanë arritur në Kosovë, raporton Indeksonline.

Pas zhvarrimit në Tiranë, eshtrat e tyre me ceremoni janë sjellë në Kosovë, ku nesër do të bëhet rivarrimi i tyre në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, ku edhe do pushojnë përjetësisht, shkruan Indeksonline.

Eshtrat e heronjve rreth orës 15 e 30 nga autoritetet shqiptare u janë dorëzuar FSK-së në Prizren.

Këto janë aktivitet për ditën e nesërme:

12:00 Homazhet në hollin e Kuvendit
12:00-Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtarë
14:00 Nisja e kortezhit
14:30 Rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Ilir Konushevci ka qenë njëri nga komandantët dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së në Llap. Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës dhe është vrarë më 9 maj të vitit 1998 dhe është i varrosur në Tiranë./Indeksonline/

Miku i ngushtë i Ilir Konushevcit, Naim Hyseni kishte dalë për të pritur në kufi arkivolet e dy heronjve. Ai tha se sot është një ditë e veçantë në historinë me të re të Kosovës, ku në Prizrenin e shqiptarëve takohen heronjtë kombëtar Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

(Naim Hyseni)

 (FOTO: Arton dhe Saimir Konushevci, vëllezërit e Ilirit)