14:27 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arthur në Barcelonë, pothuajse punë e kryer

Barcelona është gati të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin brazilian Arthur.

Arthur është vetëm 21 vjeçar dhe luan për Gremion, ndërsa së fundmi u thirr edhe në ekipin e parë të kombëtares së Brazilit.

Klubi blaugran e kishte kërkuar me këmbëngulje që talentin brazilian, e tash së fundmi është parë një foto e Arthur me fanellë të Barcelonë.

E ardhmja e Arthur është La Liga ndërsa shuma e transferimit thuhet të jetë diku rreth 20 milionë euro plus bonuset. /IndeksOnline/