16:16 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Atletico e lajmëron në FIFA Barcelonën, mund të dënohet rëndë

Atletico Madrid ka paraqitur një ankesë në FIFA kundër Barcelonës, pasi sipas tyre ka shkelur rregulloren për çështjen e Griezman.

Barca thuhet se ka zhvilluar bisedime me sulmuesin francez për një transferim të mundshëm në janar, gjë kjo që është e ndaluar me rregullore të FIFA-së, pasi që futbollisti ka kontratë deri në vitin 2022.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë Barcelona rrezikon një ndalesë transferimi deri në dy vite. /IndeksOnline/