08:18 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Atletico Madrid nuk e përfshin pagën e Griezmann në planbuxhetin e vitit të ardhshëm

Antonie Griezmann pritet të jetë transferimi më i madh gjatë merkatos së verës, me Barcelonën të gatshëm të paguajnë 100 milionë për francezin.

Edhe pse ka pasur spekulime për këtë transferim ende nuk kemi një zyrtarizim nga ndonjëra pale, shkruan indeksonline.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid nuk e ka futur pagën e Griezmann në planbuxhetin e sezonit të ardhshëm. Kjo nënkupton që ai do të largohet përfundimisht nga skuadra ku u bë futbollist  i madh. /Indeksonline/