08:42 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Atletico Madrid përfundon në gjykatë

Gelson Martins është futbollist i ri i Atletico Madridit. Sulmuesi portugez ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Atletico Madridin.

Kujtojmë që lojtarët e Sporting u dhunuan nga tifozët e klubit, për këtë Gelson kërkoi në UEFA që të largohet nga klubi me të cilin kishte kontratë dhe organi më i lartë i futbollit në Evropë e miratoi kërkesën e tij.

Çështjen nga afër kishte kohë që e ndiqte Atleico Madrid, të cilit kishin arritur marrëveshjen me lojtarin, dhe tashmë që UEFA dha “OK”, klubi nga Madridi zyrtarizoi 23-vjeçarin, për më tepër me kosto 0, edhe pse në treg vlera e kartonit të tij shkon deri në 40 milionë euro

Por kjo çështje nuk është lënë me kaq pasi Atletico Madrid është denoncuar nga klubi i Sporting Lisbonës për shkak se sipas tyre i ka marrë lojtarin Gelson Martins.

Klubi portugez ka dhënë një deklaratë zyrtare ku kërkon që UEFA të marrë sanksione si për klubin ashtu edhe për lojtarin, duke qenë se sulmuesi portugez ka qenë nën kontratë me Sporting.