Audi A6L debuton në Kinë
Ndërsa të gjithë janë duke pritur me padurimin panairin ‘Los Angeles Auto Show’ që fillon në fund të këtij muaji, një ngjarje tjetër e rëndësishme ka filluar sot në Kinë.
Bëhet fjalë për edicionin numër 16 të ‘Guangzhou Auto Show’, vend ky në të cilin Audi ka vendosur të prezantoj modelin A6L.
I ndërtuar në Kinë për Kinën, limuzina e mesme vjen më i gjatë dhe do të jetë versioni i vetëm në dispozicion, shkruan IndeksOnline.
Me fjalë tjera, A6 Sedan që është në dispozicion në Evropë dhe SHBA nuk shitet në Kinë, ashtu sic nuk do shitet ky model në dy vendet e lartcekura.
Ashtu si me seritë A8 dhe A8 L, Audi nuk e ka komplikuar me dizajnin e A6 pasi duket në thelb i njejtë me versionin normal.
A6L ka hapësirë edhe më të madhe se A8 Flagship. Fillimisht, Audi A6L do të shitet me një motor 2.0 litërsh benzinë, që zhvillon 190 kuajfuqi.