Audi E-Tron testohet në Danimarkë, bën zhurmë sa një biçikletë [Video]
SUV-ja elektrike E-tron e Audi-së u desh të zbulohej më 30 gusht, edhe pse kohët e fundit kemi mësuar se data e saj e zbulimit është shtyrë për në fund të vitit 2018.
Megjithatë, marka gjermane tashmë ka filluar të promovojë makinën dhe ne imagjinojmë se udhëtimi i fundit i prototipit në Kopenhagë është vetëm fillimi.
Njerëzit që kanë vizituar kryeqytetin e Danimarkës e dinë tashmë se është një nga qytetet më të gjelbra të botës, ku njerëzit i duan biçikletat e tyre dhe i konsiderojnë si mjet të përshtatshëm, të efektshëm, të shëndetshëm dhe miqësor ndaj klimës.
Klipi i mëposhtëm titullohet “Tingujt e prototipit Audi e-tron” dhe pavarësisht nga muzika, patjetër që mund të dëgjojmë se si tingëllon makina. /IndeksOnline/