11:53 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Audi pranon 10,000 para-porosi për modelin elektrik E-Tron

Sipas Lahouari Bennaoum, drejtor i Audi France, numri i porosive për E-Tron tashmë ka tejkaluar numrin 10,000 globalisht.

Për krahasim, Tesla shiti në vitin 2017 mbi 12.600 Model X vetëm në Evropë.

Prodhimi i Audi e-tron filloi në Belgjikë më 3 shtator 2018, prandaj dërgesat e para në Evropë priten së shpejti (sigurisht para fundit të këtij viti).

Vlen të theksohet se E-Tron është modeli i parë totalisht elektrik që prodhon Audi.

E-Tron  përdorë dy elektromotorë, të cilët ndihmohen nga bateria me fuqi 95 kWh, derisa e gjithë vetura peshon 700 kg.

Automobili nga 0-96 km/h përshpejton për 5,5 sekonda dhe mund të kalojë deri në 400 km me një mbushje të baterisë sipas matjeve të ciklit të ri WLTP.

Cmimet fillestare janë 79,900 euro në Gjermani, ndërsa 74,800 dollarë në SHBA. /IndeksOnline/