00:13 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Audi pranon depozitë qysh tani për E-Tron

Audi është gati të hyjë në tregun e automjeteve elektrike, me modelin e saj të parë, i quajtur E-Tron.

E-Tron do të hyjë në prodhim shumë shpejt, ndërsa kompania ka deklaruar se të interesuarit mund të bëjnë një depozitë qysh tani.

E-Tron SUV është një projekt i madh për Audi, sepse ajo do të shërbejë si automjeti i parë elektrik i markës gjermane, shkruan IndeksOnline.

Norvegjia, e cila është tregu më i madh i veturave elektrike në Evropë, tashmë kanë bërë rreth 5,000 rezervime.

Audi kërkon nga blerësit të vënë një depozitë prej rreth 2,000 euro. E-Tron do të ndërtohet në Belgjikë, ndërsa poashtu edhe në Audi dhe Zvicer kanë filluar të bëjnë rezervime.

E-Tron thuhet të jetë i aftë që të bëj 500 kilometra me një mbushje, e poashtu do të ketë mbushje të shpejtë.

Poashtu kjo makinë elektrike do të jetë mjaft e fuqishme. E-Tron do të ketë rreth 496 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë 0-100 km/orë do e arrij për 4,6 sekonda – me një shpejtësi maksimale deri 200 km/orë . /IndeksOnline/