Audi zbulon modelin e ri Q3 [Foto]
Për t’ju rikujtuar se sa e vjetër është Audi Q3 e gjeneratës së parë, imagjinoni se dizajni i saj është bazuar në konceptin Cross Coupe quattro, i cili u hartua fillimisht në vitin 2006. Ky model i ri i gjeneratës së dytë ka kaluar shumë kohë më parë.
Audi e ka hequr modelin Q3 nga pluhuri duke e prezantuar këtë crosoover të ri me pamje më agresive nga cdo kënd, për t’i dhënë BMW X1 një kundërshtar të denjë si rivalitet.
Ky Q3 i ri në fakt ndan disa nga elementët e dizajnit të Q8, veçanërisht kur bëhet fjalë për profilin e tij shkruan IndeksOnline. Gjithashtu ka shirita vertikalë si Q8, ose A4 / A6 Allroad. Të gjitha modelet e tjera Audi kanë shirita horizontal.
Audi ka zgjeruar edhe madhësinë e përgjithshme të Q3, duke e bërë atë afërsisht 3.8 inç (9.65 cm) më të gjatë se modeli më i vjetër, duke shtuar gjithashtu tre boshte më shumë (7.6 cm) në aksin e rrotave. Kjo do të thotë më shumë hapësirë për udhëtarët në pjesën e pasme.
Audi Q3 i ri do të jetë i disponueshëm me katër versione të motorit: tre benzinë dhe një dizel. Modelet me benzinë do të mundësohen nga një motor 1.5 litërsh TFSi që prodhon 148 kuajfuqi. Pastaj kemi një 2.0 litërsh ofruar me dy versione të fuqisë: i pari është 40 TFSi që ka 187 kuajfuqi , ndërsa modeli 45 TFSi ka 226 kuajfuqi.
Modeli dizel ka një motor 2.0 litërsh TDi që prodhon 148 kuajfuqi. Audi ka në plan gjithashtu të ofrojë një version më të fuqishëm 2.0 litërsh TDI me 187 kuajfuqi.
Cmimi i kësaj makine ende nuk është bërë i ditur, ndërsa shitjet do të fillojnë nga muaji nëntor. /IndeksOnline/