23:03 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Aurela Hoxha e pranon: Përveç buzëve kam bërë operacion edhe..

Është një nga femrat më të komentuara shqiptare. Aurela Hoxha përveç për dukjen dhe fotografitë provokuese, ajo komentohet edhe për jetën e saj luksoze, shkruan Indeksonline.

Aurela sonte ishte mysafire e Luana Vjollcës në emisionin “Shiko Kush Luan”, ndërsa në një nga rubrikat ajo i është përgjigjur pyetjeve për të, të cilat ia bëri këngëtari kosovar Dren Abazi.


Një nga pyetjet për të ishte se çka tjetër ajo ka bërë operacione përveç buzëve. Ndërsa modelja është përgjigjur se ka bërë gishtat e këmbëve.
Gjithashtu ajo iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka blerë followers në Instagram, ndërsa u përgjigj se këtë s’e ka bërë asnjëherë./Indeksonline/