08:11 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Australian Open: Djokoviç dhe Wawrinka vazhdojnë tutje (Video)

Novak Djokoviç siç duket e ka marr seriozisht kompeticionin e parë për vitin 2018 “Australian Open”.

Ish-numri një në botë, mposhti 3 me 0 në sete (6-1, 6-2 dhe 6-4), tenistin nga Amerika, Donald Young, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore “Nole” kualifikohet për në raundin e 1/32, ku si kundërshtar pret fituesin e duelit Monfild – Munar.

Fitore arriti edhe tenisti zviceran, S. Wawrinka i cili mposhti lituanezin, Berankis (3 me 1)./IndeksOnline/