17:59 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Autobusi në defekt shkakton rrezik të madh rrugës për Gërmi

Një aksident ka ndodhur pak minuta më herët në Prishtinë.

Kështu, një autobus i cili ishte duke lëvizur në rrugën për Gërmi ka dëmtuar  disa prej ‘kunjav’ që janë të vendosura në trotuar, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, automjeti në fjalë nuk ka qenë në kushte të përshtashme për rrugë. Sipas tyre, autobusi ka pasur problem me ‘frena’.

Fatmirësisht ky incident nuk ka rezultuar me lëndime në njerëz. Mirëpo, sipas pamjeve shihet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Kjo ngjarje e ndodhur saktësisht përball Muzeut të Kosovës  ka krijuar tollovi  për disa minuta.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/