75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Azerbaixhani krijon probleme të mëdha për Kukësin, shkak Kosova

Kukësi do të përballet me Karabakun në kuadër të ndeshjes kthyese në Champions League, megjithatë skuadra shqiptare ka hasur në disa probleme ende pa u nisur për Azerbaixhan.

Fillimisht, skuadra nga Shqipëria u nisë në dy grupe lojtarësh, për shkak se nuk kishte bileta të lira dhe disa nga lojtarët u detyruan të qëndrojnë në Turqi për disa orë.

Dhe tani, Azerbaixhani ka njoftuar Kukësin se lojtarët që kanë pasaportë të Kosovës nuk mund të udhëtojnë drejt këtij vendi, shkruan IndeksOnline.

Te Kukësi luajnë tre futbollistë me pasaportë kosovare – Besar Musolli, Donjet Shkodra dhe portieri i njohur, Faton Maloku.

Por, vetëm Maloku nuk ka arritur të udhëtojë drejt Azerbaixhanit pasi që është i pajisur vetëm me pasaportë të Kosovës.

Konkretisht, Musolli ka pasaportë të Shqipërisë, me të cilën është pajisur pas debutimit të Kukësit në Evropë në ndeshjen ndaj Metalurgut pasi që Ukraina nuk e pranon Kosovën si shtet.

Por, i vetmi që s’kishte probleme në këtë aspekt ishte Donjet Shkodra, i cili ka edhe pasaportë belge dhe Azerbaixhani nuk mund t’ia ndalojë hyrjen./IndeksOnline/

Temat: