12:22 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Babai i Kanye West diagnostifikohet me kancer

Babai i Kanye West, Ray West, njoftohet se po lufton me kancerin, duke detyruar muzikantin të anulojë planet e tij të menjëhershme për ta ndihmuar.


Sipas TMZ, Ray është diagnostikuar dhe po lufton me kancerin e prostatës, jo me kancerin e stomakut, siç disa kanë raportuar. Ai thuhet se po trajtohet në Los Anxhelos dhe burimet tregojnë se ai është duke iu përgjigjur mirë trajtimit, transmeton Indeksonline.


Kanye thuhet se ka lënë gjithçka për të ndihmuar babanë e tij me trajtim pas dëgjimit të lajmit./Indeksonline/