10:48 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Babai me dy djemtë rrah bashkëshorten me dy vajza

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë rrahur tri femra në familje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babai me dy djem) pasi që dyshohet kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra K/Shqiptare (nënën me dy vajza) bashkëshorten përkatësisht nënën e tyre, të cilave u kanë shkaktuar lëndime”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte. /Indeksonline/