20:23 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bajram Hasani kritikon ish kolegët e tij ministra

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani thotë se  vendim e sotëm të Qeverisë për marrjen e masave ndaj shteteve fqinjë e kishte marrë në kohën kur udhëheqtë këtë ministri.

Mirëpo, ai thotë se kjo u kundërshtua nga kolegët e kabinetit qeveritar me arsyetimin se po dëmtojnë marrëdhëniet fqinjësore, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, sot kur është marrë ky vendim, Bajrami dyshon se këto masa do të jenë gjatë, duke shtuar se mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme.

Më poshtë postimi pa ndërhyrje të redaksisë:

Në kohën sa isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë.
E keni shumë të freskët në kujtesë se këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të mi nga kabineti qeveritar me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe e shkelim marrëveshjen e CEFTA’së.
Më erdhi mirë kur po të njëjtit sot kërkuan masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Duke i njohur dyshoj shumë se këto masa do të jenë gjatë, mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme./Indeksonline/