21:27 / E Shtunë, 13 Tetor 2018

Bale do të rikthehet më herët në Madrid për shkak të lëndimit

Gareth Bale do të mungoj në ndeshjen e radhës së Uellsit kundër Republikës së Irlandës. Kjo për shkak se anësori uellsian është i lënduar, transmeton Indeksonline.

Ai nuk u paraqit edhe në ndeshjen kundër Spanjës. Bale u largua 10 minuta më herët në ndeshjen e fundit të Real Madrid kundër Alaves për shkak të një lëndimi të vogël që e kishte pësuar në ndeshjen kundër Atl.Madrid.

Në mediat spanjolle po shkruajnë se Bale do të rikthehet të hënën në Madrid. Kurse mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm të luaj kundër Levantes në ligë./Indeksonline/

Temat:
Mos i humb