19:44 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ballkani bëhet me aksionar të ri

Skuadra e Ballkanit po kalon momentet më të mira viteve të fundit.

Suharekasit sot fituan 1-0 kundër Prishtinës dhe me këtë fitore kryesojnë Superligën me 20 pikë.

Vëllezërve Arsim dhe Bali Kabashi të cilët janë aksionarët kryesorë të klubit, sot iu ka bashkuar edhe Afrim Bytyqi.

Ky i fundit njoftimin e ka bërë në faqen e tij në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Bytyqi për një kohë ishte president i klubit të Malishevës por në muajin gusht dha dorëheqje. Ky është shkrimi i plotë i Bytyqit.

“Miq, shokë, dashamirë, ju sport’dashes, ju njoftoj qe nga sot edhe zyrtarisht jamë aksionar ne klubin me te mirë te gjithë shqiptarisë “FC-BALLKANI “

Falenderimi shkon per te dy vëllezërit:

Arsim Kabashi dhe Bali Kabashi

Është kënaqesi te jesh ne mesin

e ketyre njerëzve, dhe te kesh fatin te bashkëpunosh me ta….!

Jo rastësisht zgjodha FC-BALLKANIN, sepse tek ky klub njeriu gjen ngrohtesinë e shpirtit.

Edhe njeherë i falenderoj Cima Construction.

Respekt per ju nga i juaji Afrim Bytyqi” shkruan Bytyqi.