10:55 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ballkani i “Babës”, ekipi i fundit që e ka mposhtur Dritën

Drita është ekipi më në formë këtë sezon në Superligën e Kosovës. Ajo është në vendin e parë me 61 pikë, katër më shumë se vendi i dytë.

Drita ka fituar shtatë ndeshjet e fundit, duke u treguar tejet serioz në garën për titull, transmeton Indeksonline.

Ekipi i fundit që e ka mposhtur Dritën është Ballkani i Ismet Munishit, që këtë sezon është befasia më e këndshme e kampionatit.

Në javën e 21-të, Ballkani në Suharekë e mposhti Dritën me rezultat 2:0 këtë sezon. Golat i patën shënuar, Blendi Baftiu dhe Kuc.

Ballkani është në pozitën e tretë dhe ende ka shpresë për ta fituar titullin. Skuadra nga Suhareka pas startit të dobët që patën pasi rinisi kampionati, ata tashmë kanë marrë veten dhe po duan ta rikthejën pozitën e parë.

Ndeshjet ndërmjet vete mes Dritës, Prishtinës, Ballkanit dhe Gjilanit pritet ta përcaktojnë kampionin e sivjetëm./Indeksonline/