10:05 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ballkani transferon sulmuesin e njohur nga Maqedonia (Foto)

Skuadra e Ballkanit ka bërë një goditje të fuqishme gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi nga Suhareka, do të bëjë gara në Superligë gjatë sezonit të ri, andaj transferimet për këtë klub janë të nevojshme, shkruan IndeksOnline.

Ballkani mbrëmë ka zyrtarizuar sulmuesin e njohur në Maqedoni, Borce Manevski.

32-vjeçari ka luajtur për shumë klube maqedone; Pelister, Vardar, Balzan, Rabotnicki, Gornik Leczna e shumë të tjera.

Ai po ashtu ka bërë afër 8 paraqitje për Kombëtaren e Maqedonisë/IndeksOnline/