15:04 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Barça do ta ketë një problem shtesë nëse dëshiron ta shesë Dembelen

Sipas Die Welt, nëse Barcelona dëshiron ta shesë Ousmane Dembelen para përfundimit të kontratës së tij aktuale, ata duhet t’i paguajnë Borussia Dortmundit 40 milionë euro.

Në verën e vitit 2017, kur Neymar ishte shitur në PSG, klubi gjerman shfrytëzoi avantazhin duke ia shitur Dembelen Barcelonës për 105 milionë euro, me 40 milionë shtesë si bonuse.

Die Welt tani ka zbuluar se shuma prej 40 milionë euro është garantuar në rast të largimit të parakohshëm të Dembeles, teksa kontrata e anësorit skadon në vitin 2022, transmeton IndeksOnline.

Burime të afërta me klubin nuk duan ta mohojnë këtë pohim për MARCA.

”Skenari i shitjes së mundshme të tij nuk është parashikuar në këtë moment”, thanë këto burime.

Askush në Kataluni nuk dyshon në talentin e francezit, por mungesa e disiplinës së tij mund ta nxisin Barcelonën ta shesë lojtarin./IndeksOnline/