11:32 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Barca i shet këta tre lojtarë për 70 milionë euro, e bën buxhetin për një superyll

Barcelona ka vendosur që t’i shes tre lojtarë të skuadrës së parë për të bërë buxhet edhe për një blerje. Yerri Mina, Aleix Vidal e Lucas Digne do të largohen deri në fund të afatit kalimtar.

Mina do të zgjedhë në mes të Evertonit e Manchester Unitedit, ndërsa për Vidal e Digne ka oferta nga Spanja dhe Italia. Skuadra katalonase po synon që të përfitojë 70 milionë euro nga shitja e tre lojtarëve.

Me këtë para, Barcelona synon që të bëjë edhe një transfer të madh. Dybala, ëillian e Alcantara janë tre emrat që po përfliten aktualisht./Indeksonline/

Temat: