Barça konfirmon nëse Dembele do të largohet nga ”Camp Nou”
Ousmane Dembele nuk është në shitje. Sulmuesi i ri francez, i cili i ka treguar aftësitë e tij në Superkupën spanjolle me një paraqitje impresive dhe me një gol të bukur, mund të i relaksuar rreth të ardhmes së tij.
Kështu klubi katalunas i ka thënë Dembeles. Ai është pjesë e planeve të trajnerit për sezonin e ardhshëm dhe konsiderohet lojtar krucial për Ernesto Valverden.
Në javët e fundit, mediat kanë spekuluar vazhdimisht për të ardhmen e Dembeles dhe thuhej se Barcelona dëshiron ta shesë atë këtë verë, transmeton IndeksOnline.
Kjo pasi që sezoni debutues i Dembeles te Barcelona ishte i dobët, i ndihmuar nga lëndimet, por tani ai ka konkurrencë pas ardhjes së Malcom.
Dembele filloi nga minuta e parë në Superkupën spanjolle ndaj Sevillas, dhe Malcom madje nuk ishte as i ftuar në bankën rezervë.
Reprezentuesi francez shpagoi besimin e trajnerit të tij duke shënuar gol brilliant./IndeksOnline/