18:50 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona, ”kurqysh punët” me mbrojtjen

Barcelona ndoshta është lider i La Ligas, por ata renditen në vendin e 11-të në ranglistën e golave të pësuar.

Deri më tani këtë sezon, ka pasur 10 skuadra tjera të La Ligas me rekorde më të mira defanzive se sa të katalunasve, të cilët kanë pësuar shtatë gola.

Dy prej këtyre golave erdhën në humbjen, 1-2 nga Leganes dhe të dy u shënuan në një interval kohor prej 69 sekondash, transmeton IndeksOnline.

Herën e fundit kur ndodhi kjo ishte në vitin 2011, kur Imanol Agirretxe dhe Antoine Griezmann shënuan në portën e Barçës brenda 82 sekondash në barazimin me Real Sociedadin.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk pësoi vetëm nga Leganes, Barça gjithashtu pësoi gola nga Huesca, Real Sociedadi dhe Girona.

Përveç Barcelonës, edhe Real Madridi humbi mbrëmë, duke bërë që vendi i parë t’i përkasë ende katalunasve./IndeksOnline/

Temat: