21:45 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona modernizon llogon e klubit

Barcelona ka vendosur që ta rifreskojë llogon e klubit për ta bërë atë më moderne.

Pas shumë analizave, bordi i drejtoërve të Barcelonës e ka aprovuar ri-dizajnimin e llogos në një takim në mbrëmjen e sontme.

Në një njoftim për të shtyp të klubit, katalunasit kanë shpjeguar se llogoja e klubit duhej ndryshuar për të ndjekur kohën.

Megjithatë, llogo ka mbetur e njejtë në aspektin e ngjyrave për të qëndruar në linjë me ngjyrat e Katalunisë, transmeton IndeksOnline.

Por, llogo e re duket se ka ngjyrë më të hapur, derisa akronimi, ”FCB” është eliminuar në mes të llogos.

Herën e fundit kur Barcelona e rifreskoi llogon ishte në vitin 2002 dhe kjo është hera e 12-të që ri-dizajnohet llogoja e Barçës./IndeksOnline/