09:38 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Barcelona nuk duron, i jep ultimatum Griezmannit

Skuadra e Barcelonës dëshiron që francezi, Antonie Griezmann të përcaktojë sa më shpejt të ardhmen e tij.

Emri i futbollistit nga Franca është i lidhur ngushtë për një transferim në “Camp Nou” gjatë kësaj vere. Por, futbollisti i Atletico Madrid ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë transferim.

Kështu, kampioni i La Ligas ka kërkuar nga futbollisti një përgjigje të qartë para Kampionatit Botëror, në mënyrë që klubi të ketë hapësirë për transferime tjera.

Në rast se Griezmann vazhdon me Atleticon, atëherë Barcelona do të mendoj për planin “B”, që sipas mediave spanjolle pritet të jetë Eden Hazard, futbollisti i Chelseat./IndeksOnline/