08:13 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Barcelona për herë të parë kalon shifrën 300 milionë euro (Foto)

Philipe Coutinho u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë në botë, me transferimin e tij në “Camp Nou”.

Skuadra e Barcelonës ka thyer një rekord personal sa i përket harxhimeve brenda disa muajve. Katalunasit për herë të parë kanë shpenzuar më shumë se 300 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Po të mos ndodhte shitja e Neymarit (222 milionë euro), Barcelona nuk do t’i kishte bërë disa transferime fare.

Edhe pse Barça ka shpenzuar shuma të konsiderueshme në vitet e fundit, katalunasit nuk kishin bërë asnjëherë një shpenzim të tillë: një total prej 307 milionë euro për gjashtë lojtarë – Dembele (105 milionë euro), Coutinho (120 milionë euro), Paulinho (40 milionë euro), Nelson Semedo (30 milionë euro) dhe Gerard Deulofeu (12 milionë euro)./IndeksOnline/

Temat: