18:35 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Baseli i shqiptareve mposht Manchesterin (Foto)

Trajneri shqiptar Arjan Peço ka marrë tjetër sukses me të rinjtë e Basel-it, duke mposhtur këtë herë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League të rinjtë e Manchester United.

Me 3 shqiptarë në formacion dhe me 3 të tjerë në stolin e rezervave, Baseli triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj anglezëve, shkruan TCH.

Kjo fitore e ngjit skuadrën zvicerane në vendin e parë në grup me 10 pikë pas 5 ndeshjeve të para, ndërsa ndiqet pikërisht nga Manchester në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Një fitore ndaj Benfica-s në ndeshjen e fundit do t’i siguronte kualifikimin direkt për në fazën tjetër të këtij kompeticioni Baselit të shqiptarëve.