18:15 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Basha: Edi Rama po bashkëqeveris me krimin dhe kusarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, serish ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se problemet me të cilat po përballen qytetarët e Shqipërisë janë pasojë kryesisht e politikave të kreut qeverisës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se papunësia, varfëria, mungesa e shpresës janë pasojat e drejtpërdrejta të bashkëqeverisjes të Edi Ramës me krimin dhe kusarët.

“Një kryeministër nuk mund të ketë kurrë prioritet hallet e njerëzve, ekonominë, punësimin dhe përmirësimin e kushteve të jetës për njerëzit, kur e ka lidhur pushtetin dhe fatin e tij me krimin”, ka thënë Basha.

Ndryshe, opozita ka thirrur një protestë për 27 janar, për të kundërshtuar qeverisjen aktuale të Edi Ramës nga radhët e Partisë Socialiste.