09:37 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bashkëshortja dhe i biri i Demaçit arrijnë në sheshin “Skënderbeu”

Bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlije Hoxha Demaçi bashkë me djalin, Shqiptar Demaçi kanë arritur në sheshin “Skenderbeu”.

Po ashtu edhe shumë figura tjera të jetës politike, shoqërore dhe kulturore tashmë kanë arritur në vendin ku do të mbahet një pjesë e ceremonisë mortore. Në mesin e tyre janë edhe Myftiu Naim Tërrnava, Visar Ymeri, Aida Derguti e shumë personalitete të tjera, raporton Indeksonline.

Më poshtë keni fotografitë nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/