12:27 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bastisje e lokaleve të natës në Gjilan, arrestohen 16 persona

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka kryer bastisje në disa lokale nate në këtë rajon, e që ka rezultuar me arrestimin e 16 personave.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni kishte të bëj me trafikim të qenieve njerëzore, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Bastisje e disa lokaleve te natës ne Rajonin e Gjilanit

Bazuar në Strategjinë Nacionale Kundër Trafikimit dhe Planin e Veprimit 2015-2019, Planin dhe Objektivat , Policia e Kosovës njësitet kundër trafikimit me qenje njerëzore nga drejtoria e Përgjithshme, me qellim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore,  me datë 23 tetor 2018 duke filluar nga ora 22:45, në mbështetje të NJSO-Prishtinë, Njësisë për Migrim dhe të Huaj, Inspektoret Komunal-Gjilan, ATK-së dhe Inspektorët e punës,  kanë vazhduar me implementim të Planit Operativ “ Tetori 2018”.

Me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale:  “Rolex” në fshatin Bresalc, dhe “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë, që të dyja në komunën e Gjilanit.

Në këto lokale, janë hasur dhe identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë (16) persona.

Prej tyre pesë (5) shtetase te Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë (11)  shtetas/e të Republikës së Kosovës.

Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar nga njësia reaguese e stacionit policor në Gjilan, të cilët edhe kanë proceduar tutje me rastin.

Inspektorët/zyrtarët e ATK-së, ndaj pronarëve të lokaleve për shkak të parregullsive dhe mosgatishmërisë për të prezantuar dokumentacionin e kërkuar,  do të ndërmarrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e pa kompromis me të gjithë ata në në çfarë do formash bien në kundërshtim me normat dhe ligjet në fuqi. /Indeksonline/