12:28 / E Premte, 15 Qershor 2018 / k.v

Bastisje në Skenderaj, konfiskohet AK-47

Njësiti policor gjatë bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari në Vojnik të Skenderajt, ka gjet dhe konfiskuar një AK-47 me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm, transmeton Indeksonline.

I dyshuari nuk është takuar në shtëpi por gjatë ditës është paraqitur në stacion për intervistim.

Për rastin është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit ku me vendim të tij ai është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/