20:42 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bayern Munchen në gjysmëfinale të Kupës

Bayern Munchen u bë ekipi i parë gjysmë-finalist, pasi mposhti në çerekfinale Paderbornin, me rezultatin e thellë 0-6.

Bavarezët shënuan nga 3 gola në çdo pjesë, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren dhe kualifikimin, përballë skuadrës që militon në Bundesligën e dytë. Koman, Lewandowski dhe Kimich shënuan në 45-minutëshin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi fillimisht Tolisso dhe më pas Arjen Robben dërgoi topin dy herë në rrjetë, vetëm pak minuta nga fundi.

Në orën 20:45 do të luhet çerekfinalja tjetër mes Bayer Leverkusenit dhe Werder Bremenit, ndërsa nesër do të luhen edhe dy të mbeturat, Schalke-Wolfsbourg dhe Eintracht-Mainz.