17:42 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bayern vazhdon sigurt drejt kreut

Bayern Munich po shkon lehtësisht drejt fitimit të një tjetër titulli kampion në Bundesligë që do të ishte 6-ti rresht për bavarezët.

Në Mercedes Benz Arena të Shtutgartit vendosi një gol i Thomas Muller në minutën e 79-të me bavarezët që nuk falën duke i bërë mbylljen më të mirë këtij viti.

Një meritë e padiskutueshme në këtë fitore të kampionëve të Gjermanisë shkon edhe për portierin Sven Ulereich i cili po e zëvendëson në mënyrën më të mirë kapitenin Manuel Neuer. Në sekondat e fundit të kohës shtesë prej 3 minutash Ulreich priti një penallti të akorduar nga gjyqtari pas ndërhyrjes së VAR, pasi i kuptoi krahun futbollistit nga Republika Demokratike e Kongos Akolo.