11:01 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Bayerni fitoi 6 me 0, por humb yllin e skuadrës (Foto)

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar një tjetër fitore të thellë në Bundesliga. Kampionët aktual fituan 6 me 0 kundër Hamburgut në xhiron e 26’të, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse gjithçka po shkonte mirë për klubin gjerman, në minutën e 46’të ylli i skuadrës, Tolisso pësoi një lëndim pas kontaktit me lojtarin kundërshtar, Vasilije Janjiciq.

Sipas klubit gjerman, ylli francez ka pësuar një lëndim kogja të rëndë në kyçin e këmbës.

Ai pritet t’i humbas dy ndeshjet e radhës për Bayernin, kundër Besiktasit dhe Leipzig. Gjithashtu edhe ndeshjet me Francën, ku Didier Deschamps kishte plan që të enjten ta zbuloj listën për takimet me Kolumbinë (23 mars) dhe Rusinë (27 mars)./IndeksOnline/