09:39 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha puthje në buzë me nënën për festën e 8 Marsit (Foto)

Bebe Rexha është një nga këngëtaret momentalisht më të kërkuara në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare shquhet për talentin dhe bashkëpunimet e shumta që kanë rezultuar mjaftë të suksesshme, shkruan Indeksonline.


Sigurisht në festën e 8 Marsit, ajo s’kishte si të mos e uronte nënën e saj. Me një fotografi ku shihet duke e puthur atë në buzë, këngëtarja ia shpreh dashurinë dhe e falënderon të shtrenjtën e saj.


“Të dua nënë. Ti më inspiron mu që të jem një femër e mirë çdo ditë. Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas të gjitha grave”, ka shkruar Bebe përbri fotografisë./Indeksonline/