23:03 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Befason Kololli, ja çfarë thotë për homoseksualët

Benjamin Kololli ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme pas dy golave që shënoi në fitoren e Lausanne 2:1 ndaj Luganos.

Por, më shumë se për golat, ai ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij për futbollistë homoseksualë

Kololli thotë se nuk do të mund të kapërdinte që të kishte në skuadër një homoseksuale dhe këshillon që ai lojtar të mbetej anonim.

“Nëse do të kishte qenë një lojtar që do të kishte deklaruar homoseksualitetin, do të ishte vlerësuar negativisht. Do të ishte e vështirë për tu kapërdirë. Shpresoj që mos të ketë homoseksualë te Lausanne, por edhe është e mundur. Nëse është kështu, personi në fjalë më mirë të ruajë anonimitetin. Nuk do të ishte ide e mirë që një lojtar të shprehej publikisht rreth homoseksualitetit të tij”, ka thënë Kololli pas ndeshjes.

Ndërkohë që gazeta “Blick”, që intervistoi futbollistin i ka cilësuar deklaratat e tij si të pamatura.

Gazeta mendon se në Zvicër nuk ka tolerancë për këtë kategori duke marrë për baze fjalët e lojtarit të kombëtares së Kosovës

 

Temat: