20:17 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Befason Ronaldinho, ja me çfarë pune do të merret

Ronaldinho është i njohur për shumë gjëra dhe ka një sasi të madhe tifozësh.

Legjenda e Brazilit pritet t’i jep fund futbollit duke organizuar një ndeshje lamtumirëse, transmeton IndeksOnline.

Pas, futbollit ai ka befasuar me punën e re. Sipas mediave të huaja, Ronaldinho do të bëhet politikan.

Madje ai do të kandidoj në shtetin e Minas Gerais për Partinë e Patriotit.

“37-vjeçari u takua me kandidatin presidencial Jair Bolsonaro dhe paraqiti një fotografi me librin e politikanit. Megjithatë para se Ronaldinho të kandidoi, ai do të shpresoj se Bolsonaro të fitoj në zgjedhjet e tetorit të vitit 2018”, shkruhet në “FourFourTwo”./IndeksOnline/