09:22 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Befason Suarez: Barcelona të kërkoj zëvendësuesin tim

Luis Suarez nuk është i frikësuar nëse skuadra e tij, Barcelona është duke kërkuar një qendërsulmues.

Ai ka thënë se klubi i tij madje duhet të kërkoj një futbollist që luan në pozitën e tij, shkruan indeksonline.

“Barcelona duhet të kërkojë një nëntë, është normale. Jam tashmë 31 vjeç”, shpjegoi ai në një stacion radioje në Uruguaj.

Luis Suarez ka folur edhe për tre golat e shënuar në Camp Nou kundër Real Madrid.

“Në ndeshjet e fundit, duke shënuar tri gola kundër Real Madrid, unë kam qenë i ndjeshëm në kuptimin që unë kisha ndihmuar ekipin dhe ndihem rehat dhe i lumtur. Kjo më bën të ndihem i qetë. Pastaj, duke bërë gola apo jo, është një çështje e veçantë. Ju gjithmonë duhet të jetoni me kritika dhe nuk duhet të mendoni se unë jam më i miri në botë tani”, përfundoi Luis Suarez. /IndeksOnline/