16:00 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Befason trajneri i Lirisë: Gjyqtarët janë fajtorë për ecurinë tonë të dobët

Trajneri i Lirisë, Gëzim Hasi ka reaguar pas ndeshjes së sontme ndaj Ferizajt.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Përparim Thaçi”, Liria ka barazuar pa gola me Ferizajn.

Në përfundim të ndeshjes kishte një moment interesant, ku gjyqtari anuloi një gol të futbollistëve të Lirisë, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për golin e Liridon Fetahajt, gol të cilin gjyqtari e anuloi me bindjen për pozicion jashtë loje.

Image result for gezim hasi liria

E normalisht se me këtë nuk ishte aspak i kënaqur trajneri i Lirisë, Hasi, i cili ka akuzuar gjyqtarët për ecurinë e dobët të skuadrës së tij.

“Prapë se prapë na u bë e padrejtë. Fillim i lojës nuk ishte i mirë për ne, por më vonë e morëm lojën në dorë. Krijuam raste, por që nuk arritëm t’i konretizojmë”.

“Megjithatë, gjyqtarët sërish dolën në skenë dhe na dëmtuan në rezultat. Na u anulua një gol i pastër në fund të ndeshjes. Kjo është absurde, unë nuk po di çka me bë në këso rastesh”./IndeksOnline/